Lidhu me ne

Romancë

17 Gjëra që meshkujt nuk i rezistojnë dot tek femrat

Published

on

Mjaton një veprim dhe një femër mund të bëhet shumë seksi. Këtë cilësi e kanë të trashëguar që në lindje, por shumica nuk ndjehen të sigurta për t’i përdorur.
Më poshtë po ju sjellim disa nga veprimet të cilave meshkujt thjesht nuk mund t’i rezistojnë dot.

Kafshimi i lehtë i buzës

Kafshimi i lehtë i buzës

Meshkujt do të afeksionohen pas jush dhe në të njëjtën kohë buzët e tua do të tërheqin vëmendjen e tij.

Lëkurë e bukur

Lëkurë e bukur

Lëkurë e bukur

S’ka asgjë më seksi sesa një femër me lëkurë të bukur dhe të kuruar. Nuk ishte e rastësishme kur femrat filluan të hiqnin qimet e trupit të tyre në kohët e civilizimeve të lashta.

Flokët e kapur

Flokët e kapur

Flokët e kapur

Piksëpari, ky stil e bën imazhin tuaj më tepër “businesslike” dhe në të njëjtën kohë më hot. Gjithashtu ju nxjer në pah qafën dhe veshët të cilat janë normalisht të mbuluara nga flokët.

Një look i pazakontë

Një look i pazakontë

Një look i pazakontë

Njerëzit kreativ i tërheqin të gjithë apo jo? Tatuazhet ose flokët ngjyrë blu mund të jenë një mënyrë e mirë për të filluar një bisedë.

 

Kur vesh këmishën e tij

Kur vesh këmishën e tij

Kur vesh këmishën e tij

Veshja e rrobave të tij është një mënyrë për të shprehur që e do edhe mashkullin pranë saj.

Një shikim mbi supe

Një shikim mbi supe

Një shikim mbi supe

Një shikim misterioz mbi supe ka gjithmonë një efekt magjik.

Vetëbesim

Vetëbesimi

Vetëbesimi

Kur një femër e di që është e mrekullueshme dhe futet në një ambjent të caktuar, menjëherë tërheq vëmendjen e meshkujve përreth.

Supe të zhveshura

Supe të zhveshura

Supe të zhveshura

Fakti që është e harkuar dhe e mbledhur zgjon tek meshkujt dëshirën për t’ju mbrojtur. Një stil me supë të hapura ju bën të dukeni më delikate dhe seksi.

Ecje seksi me taka

Ecje seksi me taka

Ecje seksi me taka

Disa femra i urrejnë takat e ndërsa të tjera nuk e mendojnë ditën pa to, por nëse nje femër vendos t’i veshë ato duhet të sigurohet që ecja e saj të jetë seksi dhe e bukur ndryshe magjia do e tyre do të prishet.

Zë seksi

Zë seksi

Zë seksi

Meshkujt mahnitën nga një zë seksi i miksuar me një frymeëmarrje të thellë. Legjendat thonë që ndikon tek meshkujt si Viagra.

Buzë të plota

Buzë të plota

Buzë të plota

Buzët e plota dhe të shëndritshme janë një nga shenjat më të njohura të tërheqjes tek femrat.

Eleganca

Eleganca

Eleganca

Eleganca sjell balancën perfektë : Nuk e shfaq anën seksi të femrave, por as nuk e fsheh atë. Eleganca është imazhi i plotë i një femre që nga mënyra sesi sillet deri tek zgjedhja e aksesorëve.

Këmbë të stërvitura

Këmbë të stërvitura

Këmbë të stërvitura

Këmbët e bëjnë siluetën e një femre të duket perfektë prandaj nuk duhet të lini mbasdore palestrën.

Qukat

Qukat

Qukat

Duken shumë femërore, por tregojnë lidhjet me fëmijërinë. I përshtatet shumë vajza por shumica prej tyre përpiqëen që t’i heqin.

Makeup-i natyral

Makeup-i natyral

Makeup-i natyral

Tërheqja jonë më e fortë është drejt natyrales dhe jo shtresave të shumta të makeup-it. Meshkujt shpesh shprehen që janë të lumtur kur ju shikojnë pa makeup.

Syzet

Syzet

Syzet

Syzet janë magnet për meshkujt… është pjesë e fantazive të tyre.

Buzëqeshjet e sinqerta

Buzëqeshjet e sinqerta

Buzëqeshjet e sinqerta

Të gjithë meshkujt e adhurojnë kur i shprehni emocionet lirshëm pa u kufizuar nga ambjenti.

Romancë

Dashuria e përjetshme: a ekziston vërtetë apo bëhet fjalë për një dashuri që zgjat në kohë?

Published

on

By

dashuri e perjetshme

Ekziston apo është mit? Pyetje më të vështirë nuk gjenim dot! Me siguri edhe ti që po na lexon u vure në mendime, sigurisht duke menduar për historinë tënde të dashurisë.

Sipas një kërkimi të vitit 2016 nga Universiteti i Arizonës, dashuria përtej vdekjes ekziston që çke me të! Ajo kalon barrierat e kohës dhe hapësirës, e në disa raste, edhe të mungesës fizike: sipas studimit, mirëqenia e partnerit që vazhdon jetën, ndikohet nga mungesa e partnerit që nuk jeton më.

Të gjithë vrasim mendjen, në jetën e përditshme, çfarë e bën një dashuri të zgjasë e t’i rezistojë kohës? Ne kemi disa këshilla për të kaluar çdo vështirësi dhe pasiguri, në mënyrë që ta shndërrosh historinë tënde në një përrallë të bukur, me fund të lumtur. Ok, mbase jo në një dashuri të përjetshme, por të gjatë-pa dyshim!

Dashuri e përjetshme ose dashuri që zgjat: është çështje angazhimi!

Mbase në ditarin tënd të adoleshencës ke përshkruar idealin tënd romantik të dashurisë së pafund, që kalon çdo vështirësi dhe çdo distancë. Sot që je e rritur, duhet të kuptosh që vërtetë dashuria e përjetshme ekziston, por ajo duhet t’i rezistojë kohës, keqkuptimeve të vogla e të mëdha, routine-s etj. Jo çdo dashuri arrin e u mbijeton këtyre gjërave, por vetëm ajo me “D” të madhe! Për ta bërë atë të zgjasë, ka vetëm një sekret: impenjim!

Dashuri do të thotë të shqiptosh shpesh fjalët “më fal”.

Dashuritë e pafundme nuk e njohin krenarinë e kotë dhe ia dinë shumë mirë kuptimin dhe benefitet fjalëve “më fal”. Të pranosh se ke gabuar dhe të pendohesh me zë të lartë, jo vetëm do t’ju bëjë të dukeni më të pjekura në sytë e tij, por gjithashtu do të siguroni një vend të përhershëm në zemrën e tij. Të kërkosh ndjesë është thelbësore në një marrëdhënie mes dy personash të rritur që e dinë se ç’kërkojnë dhe që nuk kanë frikë të tregojnë dobësitë e tyre.

Çiftet “historike” dhe sekreti i tyre.

Për të pasur një marrëdhënie që zgjat në kohë, dashuria është fjala kryesore!!! Megjithatë, shpesh vetëm kaq nuk mjafton: përveç angazhimit, vullnetit dhe përulësisë, është e nevojshme edhe gadishmëria për të bërë kompromise. Kjo sepse je përballë personit që ti dashuron, me të mirat dhe limitet, vlerat dhe të metat e tij! Nuk ke të bësh me një dosido që gjithsesi mund të përpiqesh ta ndryshosh si të të vijë për mbarë! Gjesti më i madh që mund të bësh, është ta pranosh të dashurin tënd pikërisht ashtu siç është; kështu ke bërë hapin më të madh drejt dashurisë së përjetshme!

Continue Reading

Romancë

MARTESA S’KA PËR TË QËNË KURRË ZGJEDHJE ORIGJINALE, DHE KJO ËSHTË OK.

Published

on

By

martesa

Përpara se ne të fejoheshim, Tomasi dhe unë dëshmuam një nga mikeshat e mia të fëmijërisë të betohej për dashuri në majën e Urës së Portës së Artë. Ne ishim ankuar dhe kishim rënkuar për faktin që duhet të shkonim në këtë dasmë – sa shtrenjtë do na shkonte, se si nuk njihnim askënd veç nuses – por ishte më perfekte nga sa mund të prisja. Çdo pjesë e dasmës mund të kishte qenë qesharake, apo e çuditshme, por në fakt thjesht funksionoi. Asgjë nuk ndjehej e detyruar; gjithçka ishte magjike. Ishte një ditë e zbrazur nga stresi dhe banaliteti i përditshëm, dhe gjithçka kishte rëndësi ishte festimi i dashurisë së dy njerëzve.

Ishte hera e parë që pyesja veten nëse mund të kisha edhe unë atë që kishin ata, nëse njerëzit e mi të dashur do të mblidheshin për mua dhe burrin që dua, duke derdhur gëzimin e tyre mbi tonin deri sa qielli të dukej se shkëlqënte. U gjenda duke imagjinuar se kush do të qëndronte përkrahë meje, kush do ngrinte dolli, kush do qante, a mund të mblidhnim njerëzit tanë të përbashkët siç kishin bërë këta dy miq të mitë. Kur u ktheva në shtëpi nuk i thashë askujt për këto; unë dhe shumica e miqve të mi kishim thënë prej kohësh se asnjëri nuk donte të martohej, dhe isha e bindur se njerëzit nuk do më kuptonin, madje do më vinin në lojë. Prezumova se kjo do ishte një eksperiencë për të cilën unë nuk do mund të mblidhja as shoqërinë time.

Në fakt kur erdhi koha të fejohesha, unë u ndjeva si pjesë e një trendi. Shuuumë nga miqtë dhe të njohurit e mi u fejuan ose martuan rreth të njëjtës kohë, saqë ne nuk ishim as i vetmi çift që u fejua pikërtisht atë fundjavë. Ndjeva sikur rastësia dhe surpriza e eksperiencës njerëzore ishin kthyer në një vagon të tejmbushur treni. Martesa po ndodhte në një nivel më të gjerë, në një valë të madhe shtytëse.

Kisha ndjerë se fejesa ime ishte diçka personale e menduar mirë, por nxitimi i shumë të tjerëve në të njëjtën grup-moshë apo pjesë të shoqërisë si unë, më bëri të pyesja veten nëse disa nga arsyet pse druhesha të martohesha ishin ende të vërteta. Fakti që kaq shumë prej nesh lëvizën në këtë drejtim përnjëherë e bëri të vështirë argumentimin se nuk ishim thjesht duke luajtur rolin ku shoqëria na kishte kushtëzuar ta fusnim veten, duke rënë kështu në linjat e pritshmërive kulturore që sjellin një tërheqje më të madhe sesa zgjedhja individuale.

Në vetvete unë isha e mbushur me gëzim për çdo mik timin që fejohej apo martohej, por duke parë skemën e madhe ndihesha e pasigurt. E pasigurt nëse zgjidhja ime ishte vërtetë private, vërtetë e imja. Unë nuk isha imagjinuar apo planifikuar kurrë një dasmë në mendjen time, pjesërisht se nuk mendoja kurrë që do përmblidhesha për të patur një lidhje serioze, lërë më pastaj për tu martuar.

 Kur rashë në dashuri vazhdoja të prezumoja se nuk do merresha kurrë me gjëra të tilla arritje apo simbolika, deri sa pas çdo rasti zbulova se në fakt unë i dëshiroja këto gjëra. Mendoja se i dashuri im dhe unë nuk do jetonim kurrë bashkë, deri sa kuptova se kjo ishte jo vetëm e leverdisshme, por se unë dëshiroja të kthehesha në shtëpi te ky njeri, ta përfshija atë në triumfet dhe dështimet e mërzitshme të ditës time. Thoja se nuk doja të lidheshim kurrë financiarisht me njëri-tjetrin, por pastaj ne morëm një mace dhe filluam një arkë kursimesh në rast se ajo do kishte ndonjë emergjencë. Thoja se asnjëri nga ne nuk kishte interes për martesë, deri sa të dy filluam t’a mendonim, t’a përmendinim pa e patur seriozisht.

U mundova t’u thoja miqve se ishte për leverdinë e taksave dhe sigurimeve, por në fakt nuk ishte, të paktën jo tërësisht. Filluam t’ia hapnim muhabetin njëri-tjetrit, me turp, duke bërë gjoja se ishte aksidentalisht, ose një “po sikur” e çmendur, edhe pse pak nga pak filloj të bëhëj më pak e tillë. Kjo ndodhi në mënyrë të veçantë kur unë isha duke marrë veten nga një dëmtim në shpinë. Ndihesha fizikisht e “shpifur” në mënyrë të vazhdueshme, dhe kërkoja falje për këtë gjë gjithë kohës. I dashuri im u përgjigj duke më thënë se donte të martohej me mua. Ishte hera e parë që ndjehej si diçka e vërtetë, njëkohësisht e pashmangshme dhe monumentale ashtu si kemi dëgjuar se duhet të ndjehet. Pjesët e dashurisë që janë krejt e kundërta e shkëlqimit na sjellin tek njëri-tjetri, na lejojnë ta mbajmë njëri-tjetrin përgjatë netëve dhe ditëve të gjata të jetës. Në fakt ne nuk u fejuam pikërisht atë ditë, por një vit e gjysmë më vonë kur u fejuam, ky moment ndjehej si xhevahiri i kësaj situate.

Unë akoma nuk kisha ndërmend të bëja dasmë. Dy vjet para se Tomasi dhe unë të fejoheshim, kishim shkuar në Bashki për tu regjistruar si bashkëjetues, në mënyrë që unë të përfitoja siguaracion shëndetësor. Ishte një e premte e ftohtë dhe e shndritshme janari, dhe Bashkia dukej si një pikturë e një dasme fshati nga Brueghel.  E tejmbushur me lule, me çifte e familjarë – njerëz me jeans e bluza me mëngë të shkurtra, njerëz me super veshje dasmash, grumbuj dasmorësh, shoqëruese nusesh, buqeta, prindër dhe gjithçka. Ishte çuditërisht, mrekullisht dhe agresivisht e gëzueshme. Të gjithë këta njerëz kishin vendosur ta bënin këtë ditë të veçantë, të krijonin diçka nga asgjëja, pa e vrarë mendjen aspak se mos dukeshin qesharakë. Tomasi e quajti këtë Departamenti i Patentave të Dashurisë. Ishte e pamundur të mos ndjeje se ajo që po bënim ishte disi e rëndësishme, diçka më shumë sesa firmosja e ca letrave. Papritur, unë doja të festoja.

Sigurisht ka një shpjegim të thjeshtë se pse u gjenda e rrethuar nga fejesa e martesa. Unë jam në fillim të të tridhjetave; kjo është mosha kur ndodh. Megjithëse ne kurrë nuk e kemi konsideruar veten “tipa martese”, ja ku jemi, duke zgjedhur të martohemi. Të rritesh, shpesh do të thotë të ndryshosh mendim për gjëra me të cilat e përcaktoje veten dikur. Do të thotë të pranosh veten si një njeri që gabon dhe jo më të mirë se ata që i ke deklaruar si pa kurajo, të parashikueshëm, apo bazikë. Do të thotë të përballesh me realitetin se zgjedhjet e tua personale janë gjithashtu përsëritje të traditës.

Është e thjeshtë që industria komplekse e dasmave të t’a shpifë. Nga fillimi i marëdhënies deri në fund, çdo moment i rëndësishëm mund të përkufizohet me para.  Dashuria kushton dhe dashuria bën para. Dasmat janë fundi i thellë i kësaj pishine. Fiksimi i njerëzve me çdo detaj të dasmës vjen nga ideja se dasma është provë e dashurisë, një shfaqje e jashtme e një ndjenje të brendshme, një marrëdhënie e tërë e mbledhur në disa orë të plot shkëlqim. Siç tha një mikja ime së fundmi “Oh, je i dashuruar dhe do të martohesh? Shumë mirë, provoje!” Dasmat të vendosin në provë, ku organizimi dhe logjistika masin dashurinë, ku aftësia për të shpenzuar para tregon sa vlen dashuria jote. Unë dhe miqtë e mi të tjerë të fejuar vazhdonim të thonim se ajo që duam është të “organizojmë një festë të bukur” por kjo është e pamundur kur të ftuarit janë aq të fryrë me pritshmëri dhe të “helmuar” nga aspekti ekonomik.

Shumica prej nesh zgjedhin gjithsesi të bëjnë dasmat e nivelit të lartë. Sepse dasma, ashtu si shumë rituale të tjera kulturore nuk janë vetëm për veten tonë. Unë jam me fat që kam dy prindër që janë ende të pranishëm dhe që i dua shumë. Me kalimin e viteve u bë gjithmonë e më e qartë se ata donin që unë të martohesha. Ata donin ta festonin këtë ngjarje, të ngrinin gotat, të hidhnin karamelet në ajër. Kur unë dhe Tomasi filluam të flisnim për martesë, kuptova se në një pjesë të madhe isha duke e bërë këtë për prindërit e mi; sa të lumtur do ishin ata nuk ishte kurrë larg mendimeve të mia. Dhe kjo ishte ok. Dashuria është shpesh gjetja e momentit kur duhet të privilegjosh lumturinë e dikujt tjetër mbi tënden. Nuk mund ta zgjidhim tërësisht veten nga ajo që i detyrohemi asaj nga vijmë, apo njerëzve të cilët kanë ndërtuar pritshmëritë e tyre rreth zgjedhjeve tona.

Martesa është e lidhur thelbësisht me detyrimin dhe privilegjin se njerëzit jashtë kësaj marrëdhënie do të ndikohen nga ky vendim. E gjithë kjo nuk ndryshon atë se çfarë do të thotë t’i deklarosh publikisht dikujt tjetër se jeta jote dhe jeta e tij janë e njëjta. Nuk ka mënyrë për të ndarë zgjedhjen për tu martuar nga institute i martesës dhe detyrimet, nga bagazhi i traditave që në rastin më të mirë janë pa shije dhe në rastin më të keq janë vegla për të mbajtur në funksion sisteme shtypëse.

Martesa është një sistem me defekte dhe dëshira për të nuk është instiktive, është diçka që na është kushtëzuar nga shoqëria në të cilën jemi rritur.  Shumica e mënyrave në të cilat ne shprehim dashurinë ndaj njëri-tjetrit janë gjëra që dikush tjetër, dikush në pozitë të pushtetshme ka krijuar për të shitur diçka. Ndoshta në një kohë të pakufi ne do i shkundim këto tradita nga vetja, do zgjidhim atë që është e pastër dhe jashtë miteve dhe reklamave. Por në një jetë të kufizuar në kohë, ne duhet të bëjmë maksimumin  brenda gjuhës së dakordësuar që kemi. Martesa nuk është mënyra e vetme për të deklaruar përkushtimin apo jetëgjatësinë e një dashurie, por është një opsion. Një ritual që mund ta zgjedhim dhe ta përdorim si një mjet për argëtim, si një arkë për të lundruar përpara.

Dy herë jam përpjekur ta anulloj dasmën time. Dukej shumë; shumë para, shumë logjistikë, shumë zhurmë dhe rrethana rreth asaj që duhej të ishte një çështje e vogël dhe private. Megjithatë sa herë tentoja, Tomasi dhe unë përfundonim duke folur sesi donim diçka të bukur në këtë vit të tmerrshëm, mes gjithë tragjedive që kanë mbushur realitetin tonë. Edhe kjo është pjesë e saj, diçka që shumë miq e kanë cituar në vendmin e tyre. Kjo është një mënyrë e madhe dhe e dukshme për të gëzuar dhe për t’u dhuruar të tjerëve gëzim. Koha duket si më e shkurtër dhe më fluturuese se kurrë së fundmi, ndaj të përfitojmë nga këto mundësi për gëzim.

Ekziston një emocion diskret që unë e quaj “pritje dasme”. Ka të bëjë me mënyrën se si dikush dehet në barin e hapur të një dasme, dhe me ndjesinë që dikush ka në çdo festë të bukur ku bota e jashtme  të duket se ka ndalur. Është rehatia e të shqetësuarit për marrëdhënien e dikujt tjetër, ai çlirimi “ujë e sapun” që të shoqëron kur bën thashetheme apo këshillon një mik. Në rastin më të mirë një dasmë është pikërisht “thjesht nje festë e bukur”, që i lejon të gjithë të lënë pas shqetësimet dhe dramat e tyre për historinë e dikujt tjetër. Është një shans për të parë rastësinë e dy personave që kanë gjetur njëri-tjetrin dhe për ta quajtur arritje, sikur arritjet të ishin aq të thjeshta apo aq të pastra. Është dëshira për të krijuar gurë themeli me të cilët të shtyjmë veten dhe njëri-tjetrin përgjatë jetës. Emocioni i pritjes së dasmës e transformon dashurinë në një dhomë me një derë dhe dritë të ngrohtë që derdhet në rrugë. Mund ta mbushim atë dhomë me njerëz dhe shampanjë dhe ta mbajmë errësirën në breg për disa orë, duke i kthyer ndjenjat tona të vogla në festë, duke e shndërruar veten në spektakël, dhe duke bërë diçka të mirë në realitetin e egër ku jetojmë…. Edhe nëse gjithë të tjerët janë duke bërë të njëjtën gjë.

©loveinalbania

Continue Reading

Romancë

“Të dua Kukulla ime” – Historia e dashurisë së Alain Delon me Romy Schneider

Published

on

By

Alain Delon me Romy Schneider

“Të shoh teksa fle. Jam pranë teje. Mban veshur një tunikë të gjatë, të zezë me të kuqe, me qëndisje në krahëror. Duhet të jenë lule besoj, por nuk i shoh. Po të jap lamtumirën, lamtumirën më të gjatë nga gjithë lamtumirat, Kukulla ime. Kështu të thërrisja, “Kukulla ime e vogël”. Nuk i hedh sytë nga lulet, por mbi fytyrën tënde dhe mendoj sa e bukur je, mbase nuk ke qenë kurrë kaq e bukur sa sot. Për herë të parë në jetën time (dhe në jetën tënde) të shoh të qetë, në paqe. Sa e qetë je, sa e bukur je. Duket sikur një dorë ka fshirë ëmbëlsisht të gjitha ankthet nga fytyra jote. Të shoh teksa fle, thonë se ke vdekur. Mendoj për ty, për mua, për ne. Cili është faji im? Të gjithë e bëjnë një pyetje të ngjashme kur ndodhen para gruas që kanë dashur dhe dashurojnë akoma.”

Nis kështu një nga letrat më të bukura të dashurisë që janë shkruar ndonjëherë. Ironik është fakti se për marrësen e kësaj letre, ishte hera e parë dhe e fundit. Ajo kurrë nuk e lexoi.

Dërguesi ishte Alain Delon, i cili joshte dhe kaq. Femrat binin në këmbët e tij si miza, ndërsa ai, me një fytyrë ëngjëllore: sy të akullt dhe buzëqeshje magjepsëse, sapo mërzitej me to, i braktiste maksimumi me një pusullë.

Është 29 maji i vitit 1982, kur Romy Schneider, e njohur nga publiku për rolin e Princeshës Sissy, sapo është shuar në Paris, për shkak të një arresti kardiak.

Fillimisht u mendua se aktorja kish vrarë veten, pasi e konsideronte jetën të padurueshme dhe të kotë. Një vit më parë kishte humbur djalin e vetëm, David, i cili kish mbetur i vrarë teksa kalonte kangjellat e shtëpisë së gjyshërve. Në atë kohë ai ishte vetëm 14 vjeç. Nga kjo tragjedi, Romy nuk e mori kurrë veten. Çdo mbrëmje qëndronte në sallon duke dëgjuar muzikë. Ishte mënyra e saj për të qëndruar vetëm me kujtimin e djalit të saj të ndjerë.

Ditën kur u gjend e vdekur, Alain Delon shkon menjëherë në banesën e saj. Kërkon të qëndrojë vetëm. Qan si fëmijë, i shkrep 2-3 foto (që siç deklaron vetë aktori, do t’i mbajë gjithmonë me vete në portofol) dhe më pas largohet. Nuk shkon në funeral, por një ditë më vonë, do qëndrojë për orë e orë të tëra i ulur në varrin e saj. Një lamtumirë e dhimbshme.

U njohën në set, në vitin 1958, por nuk qe dashuri me shikim të parë.

“Teksa ti vije nga Viena, unë të prisja në aereoportin e Parisit me një buqetë lulesh, buqetë që as nuk dija ta mbaja si duhet në duar. Producentët më kishin thënë “Sapo të zbresë nga avioni, shko afrohu dhe dhuroji lulet”. Prisja me to në duar si idiot, mes një ushtrie me fotografë. Ti zbrite, unë t’u afrova. I the nënës tënde “Duhet të jetë Alain Delon, partneri im në filmin e ri”. Kaq. Asgjë tjetër. Asnjë rrufe në qiell të hapur. Pastaj shkova në Vienë, atje ku do xhirohej filmi. Pikërisht atje u dashurova çmendurisht me ty. Ti u dashurove me mua. O Zot i madh, sa të rinj ishim, sa të lumtur ishim. Më pas jeta, ajo që nuk i takon askujt tjetër veç teje dhe meje, ajo na ndau!”

Romy është e famshme dhe e pasur, Alain një yll premtues i kinemasë. Në vitin 1959 shkojnë të jetojnë në Paris, në një shtëpi të madhe, ku qeranë e paguan ajo. Marrin pjesë nëpër festa mondane, fotografët i ndjekin nga kudo. Bëhen miq të ngushtë me Luchino Visconti, babain artistik të Alain Delon.

Në 1960 Alain vendos të zyrtarizojë marrëdhënien e tyre duke i dhuruar Romy-t të tij të dashur një unazë. Martesa nuk bëhet kurrë. Ai bën gabimin më të madh të jetës së tij: në kulmin e karrierës, magjepset nga Francine Barthelemy (për miqtë Nathalie), një 22 vjeçare misterioze dhe rebele. Kështu papritur, nga njëra ditë në tjetrën, ai braktis Romy-n e tij, merr avionin dhe ikën larg. I lë një pusullë, në një buqetë trëndafilash “Më vjen keq. E di që do të të bëja të palumtur. Po iki në Meksikë me Nathalie. Të uroj gjithë të mirat.”

Rrugët e tyre ndahen, por jo me të vërtetë. Do të luajnë së bashku në filmin “Pishina” (1968), të Jacques Deray.

Pas vdekjes së djalit të saj të vetëm, Alain do t’i qëndrojë pranë më shumë se askush tjetër. Të destinuar për të mos përfunduar bashkë, por të lidhur nga një ndjenjë e veçantë, e papërsëritshme, e pafundme.

Shumë të bukur, të bukur e të mallkuar, bënë të ëndërronin breza të tërë. Mjaf të kujtosh fotot e dashurisë së tyre, që janë ndër më të shkarkuarat në instagram.

“Kukulla ime, të vështroj përsëri e përsëri. Dua të të mbys me vështrime. Pusho tani. Unë jam këtu, pranë teje. Kam mësuar pak gjermanisht falë teje. Ich liebe dich. Të dua. Të dua Kukulla ime.”

Sot, Alain Delon është 82 vjeç dhe jeton i veçuar, jashtë vëmendjes së publikut i rrethuar nga ngrohtësia e qenve të tij të dashur. I vetëm, me një divorc mbi shpatulla dhe një numër të pafund lidhjesh të përfunduara keq, aktori më i dëshiruar i botës, ka hesape të pambyllura me depresionin dhe vitet që duke kaluar, vetëm i marrin dhe nuk i japin më asgjë.

I dashur Alain,

Ajo, Romy, Kukulla jote, është gjithmonë aty me ty. Dashuritë si kjo, ato që të lenë në gojë shijen e hidhur të fjalisë “Çfarë do të ndodhte nëse…”, janë të destinuara të zgjasin për gjithë jetën. Këto janë ato lloj dashurish që nuk na lenë kurrë.

|LOVE IN ALBANIA|

Continue Reading

Në trend