Lidhu me ne

Seks

5? 10? 20? Cili është numri i duhur i partnerëve seksualë?

Published

on

A ka një numër “të duhur” për t’iu përgjigjur pyetjes “Sa partnerë seksualë duhet të ketë një femër gjatë gjithë jetës së saj?” Absolutisht jo. 5, 10, 20 apo 100… Cilido qoftë numri yt, në çdo rast do gjendet dikush që do të të gjykojë.
Atëherë? Ç’duhet të bëjmë? Shumë e thjeshtë: Ji e lirë të bësh çtë duash!

Fakti është që nëse një mashkull ka pasur shumë partnere/të dashura, asnjëherë nuk do të gjykohet apo të etiketohet njësoj si një femër.

Disa mendojnë se duhet të kesh kaluar të paktën 10 marrëdhënie përpara se të martohesh. Nëse u vë veshin këtyre legjendave urbane, i bie që nëse je tek numri 9 po ia del për mrekulli. Por nëse je tek numri 11, atëhere skarcohesh.
Për disa të tjerë numrat e mëdhenj të raporteve që një femër mban mbi supe, janë sinonim i pasigurive, pakënaqësisë ose tregojnë thjesht që ke qejf të argëtohesh dhe e merr jetën si të të vijë duke jetuar momentin.
Në çdo rast, fjala e keqe është aty, pas dere.

Një pjesë mendojnë se numri 5 ështe maksimali i lejuar (duke rrudhur buzët). Nëse shqipton numrin 10 të shohin shtrembër dhe po dëgjuan 20 ndiejnë neveri.

Po nëse kemi pasur vetëm një partner në jetë? Shumë pak!

Thashë të mos e përmendja, por për aq kohë sa është një realitet që e hasim çdo ditë s’ka arsye pse të mohonim që ka edhe nga ata që mendojnë se gruaja e tyre duhet të ketë patur ZERO partnerë përpara tyre.

Nisur nga gjithë kjo rrëmujë numrash, të dashura vajza, mos e çani kokën se çfarë thonë bota, por jetojeni jetën siç mendoni se është më e mira. Shkoni me sa djem (apo vajza) të dëshironi! Jetojmë në një vend të lirë ku çdokush është i lirë të jetojë si të dojë.

Continue Reading
Click to comment

Logohu për të komentuar Logohu

Përgjigju

Seks

Seks mes miqsh: 5 rregulla për të qenë vertetë veç shokë shtrati pa u lënduar askush!

Published

on

By

Seksi mes miqve ka ekzistuar me kohë, pavarësisht se veç sot diskutohet për të.

Për çfarë bëhet fjalë ekzaktësisht? Seksi mes miqve është kaq i shfrenuar? Absolutisht jo: ka rregulla të pashkruara që duhen ndjekur. Meqë janë të pashkruara, po i shkruajmë ne 😁 Me siguri që do t’ju hyjnë në punë.
Sigurisht, nuk janë taksative, pasi në fund secili vendos rregullat e veta për të ndjekur në jetë.

1. Mos ngatërroni vetminë me dashurinë!

Kur bëheni shokë shtrati, bëheni sepse që të dy partnerët janë beqarë. Kjo nuk domethënë domosdoshmërisht që dikush nga ju nuk ka mundësi të bëjë seks rastësor, por sepse të dy kërkojnë një afrimitet, një ndërveprim të tillë që ky lloj seksi nuk ua ofron dot. Thënë shkurt, ndodh shumë shpesh nga ndjesia e vetmisë. Tingëllon shumë keq, por kjo është e vërteta. Personi me të cilin kryejmë marrëdhënie nuk na pëlqen vërtetë në atë kuptim. Është e vërtetë që mund të argëtoheni, mund t’ia kaloni bukur në shtrat me të qeshura dhe gallata, por dashuria është diçka krejt tjetër.
Kujdes: nëse ndonjëri është i dashuruar, kjo duhet sqaruar që në fillim!

2. Mos u afroni më shumë se duhet!

Kjo lidhet direkt me rregullin e parë. Të fillosh të kesh ndjenja për shokun apo shoqen tënde të shtratit, të çon në shkatërrimin e këtij raporti. Është një marrëdhënie, por jo dashuri. Është ngrohtësi, miqësi, bashkëpunim, besim. Nuk do qëndroni bashkë për gjithë jetën. Mund të ndodhë që të nesërmen ti apo partneri yt të gjejë njeriun e ëndrrave. Një lidhje shumë e fortë, në këtë rast është e rrezikshme. Mund të humbisni mundësinë e jetës nëse nuk e keni mendjen.

3. Nuk ka xhelozi: mbetet gjithmonë seks mes miqsh!

Xhelozia dhe posesiviteti nuk duhet të ekzistojnë në asnjë lloj raporti, ama në një marrëdhënie të tillë seksi mes miqsh, është akoma më keq. Veçantia e kësaj marrëdhënieje është pikërisht të qenurit të hapur. Madje edhe ndaj partnerëve të tjerë seksualë. Nuk ka vend për xhelozi. Nëse ka, mbathja!

4. Përdorni gjithmonë prezervativë!

Meqë siç e thamë më lart, seksi mes miqve jo domosdoshmërisht nënkupton ekskluzivitet, është e detyrueshme të kujdeseni për shëndetin tuaj. Përdorni prezervativin për t’u mbrojtur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme si; hepatiti, hiv aids etj.

5. Miq si më parë, edhe më shumë se më parë!

Ky është rregulli kur marrëdhënia mbaron. Sepse një ditë do të mbarojë, për arsye nga më të ndryshmet. Mbase njëri ose të dy jeni lodhur, mbase kërkoni diçka më shumë nga dikush që ende se keni takuar apo e keni takuar.
Në çdo rast, dhënia fund e kësaj marrëdhëniejeje nuk domethënë t’i japësh fund miqësisë. Ju keni qenë miq përpara se të kryenit marrëdhënie, nuk ka arsye përse të mos jeni më. Madje është mëse normale të jeni akoma edhe më shumë miq meqë keni kaluar momente te bukura intime.
Kujdes: Duhet të jeni të sinqertë me partnerin tuaj të ardhshëm, duhet t’i tregoni çfarë ka ndodhur dhe se si çdo gjë i takon të kaluarës.
Nëse e mbani të fshehtë, me shumë gjasa do ta humbni partnerin e ri sapo ai/ajo ta zbulojë vetë. Vjen një moment që gjërat merren vesh!

 

Continue Reading

Seks

Meshkujt me këto tipare ofrojnë më shumë orgazma

Published

on

By

Thuhet se mënyra më e shpejtë për të bërë për vete një mashkull kalon nga stomaku i tij.

Sipas një studimi për femrat të qënit pozitiv, “tip gallatë” dhe të mbash aromë të këndshmë janë disa nga cilësitë që i bëjnë për vete.

Për të kuptuar se cilat tipare të meshkujve lidheshin më orgazma më të shumta, kërkuesit anketuan më shumë se 100 femra single mbi eksperiencat e tyre seksuale.

Evolucioni i orgazmës femërore dhe roli i saj në një lidhje romantike është shumë pak i studiuar dhe i kuptuar. Teksa orgazma tek meshkujt është e lidhur më riprodhimin, tek femrat nuk ka ndonjë ndikim të qartë dhe të dallueshëm. Gjithashtu nuk ndodh në mënyrë konsistente gjatë penetrimit siç ndodh gjatë orgazmës tek meshkujt.

Më poshtë ju sjellimi disa nga karakteristikat e meshkujve që performojnë shumë mirë në shtrat:

  • Tërheqës
  • Kanë humor
  • Kreativ
  • Të ngrohtë emocionalisht
  • Të besueshëm
  • Mbajnë aromë të këndshmë
  • Shqetësohen për të kënaqur femrat në shtrat
  • Eksperienca të ndryshmë seksuale

Femrat u shprehën se meshkujt më të cilët kalonin më shumë orgazma, bisedonin më shumë rreth pozicioneve të seksit dhe ishin më prirur drejt përdorimit të lodrave të seksit.

Studiuesit dolën në përfundimin se meshkujt të cilët ofronin më shumë orgazma ishin më kreativ, me humor, të besueshëm  dhe me aromë të këndshmë. Gjithashtu këta meshkujt bëjnë përpjekje më të mëdha sesa meshkujt e tjerë për të kënaqur femrat që ndanin shtratin.

Më shumë : 5 lloje ORGAZMASH që duhet ti përjetojë çdo femër

 

Continue Reading

Seks

Si të flisni pisët në shtrat dhe të mos tingëlloni si pornostare?

Published

on

By

Disa këshilla për të gjetur ekuilibrin e përsosur mes të qënit seksi dhe të pakëndshmes kur është fjala për fjalorin tuaj të “ndyrë” në shtrat:

Relaksohuni: Partneri juaj është i kënaqur me marrëdhënien seksuale, prandaj pëdoreni këtë në realizimin e qëllimit tuaj dhe do të jetë më e lehtë të largoheni nga pengesat e mundshme psikologjike. Mos u shqetësoni shumë për mënyrën se si tingëllon ose çfarë thoni në fillim – fakti që jeni duke u përpjekur duhet ta eksitojë atë.

Mos u sforconi: Për t’u bërë më e natyrshme, përqendrohuni në diçka që po ndodh në moment. Në vend që të thoni “kjo po më kënaq”, zgjerojeni atë në sa më shumë detaje.

Mos u përqendroni në atë që mendoni se ai do të dëgjojë: Zhvilloni skenarin tuaj dhe mos u ndjeni sikur ju duhet të tingëlloni super hot që të funksionojë.

Bëni praktikë para se të filloni: Dërgoji mesazhe ose bisedoni me partnerin tuaj – dhe fjalët e pista në shtrat nuk do t’ju duken aq dramatike. Mund të praktikoheni para pasqyrës në shtëpi. Praktikoni atë që doni të thoni dhe si do ta thoni. (Sa më i ulët dhe frymëmarrës është zëri juaj, aq më mirë!)

Mos kini frikë të bëni pyetje: Pyetni partnerin për gjëra të tilla si: “Çfarë do që unë të bëj?” ose “Çfarë të eksiton tani?” dhe monologu juaj mund të kthehet dialog tepër të zjarrtë.

Continue Reading

Në trend