Lidhu me ne

Horoskopi

Horoskopi i dashurisë për Tetorin – DEMI

Published

on

horoskopi demi

Dashuria dhe partneriteti janë tema qendrore e këtij Tetori, ndërsa një valë e aktivitetit kozmik rrjedh në shtëpinë tënde të rimancës dhe lidhjeve. Si fillim Jupiteri me fat nis vizitën e tij 13-mujore në shtëpinë tënde të partneritetit më 10 Tetor, çka do ti japë shtysën një nga cikleve të tua më të favorshme të marrëdhënieve në një dekadë. (Po Dem, kjo është diçka madhore!)

Por para se të bëhesh serioz, ke lejen e planeteve për të bërë pak qejf. Afërdita flirtuese do jetë tek Virgjëresha dhe shtëpia jote e pestë e pasionit deri më 14 Tetor, dhe Marsi epshor do jetë aty deri më 22.  Megjithëse kimbinimi i tyre mund të krijojë drama, ata mund të të bëjnë të ndihesh lozonjar, ekspresiv dhe të shprehësh dëshirat e tua. Për disa Dema kjo s’do shumë mend, por pë rata që kanë qenë në pritje të shfaqjes së njëbirëshave…është moment për pak qejf. Gjatë tre javëve të para të muajit tundimi mund të jetë shumë i fortë për ti rezistuar.

Data 5 Tetor do jetë një nga ditët më të “nxehta”. Do kthesh koka në rrugë pa e patur për qëllim, ose do i shprehësh dikujt ndjenjat. Një tërheqje mund të ndizet menjëherë, por manaxhoje me kujdes. Shtëpia e pestë sundon edhe fertilitetin, ndaj disa zonja Dem mund ta gjejnë veten shtatzënë në vendosjen në një linjë të Afërditës dhe Marsit.

Pjesa e dytë e muajit është disi më e qetë. Nga 14 Tetori në 7 Nëntor Afërdita do të kalojë përmes Peshores dhe shtëpisë tënde të gjashtë të rregullit, duke të vënë në gjendjen e të jetuarit DHE dashuruarit shëndetshëm. Përmirësimi i jetës së përbashkët do të jetë një afrim i ëmbël mes jush. Lërini telefonat mënjanë dhe hani një darkë të shëndetshme, mundësisht të përgatitur vetë. Ndihmoje partnerin tënd me një cv apo uebsajt, pranoje dhe mbështete. Pasja e planeteve në këtë zonë i bën “veprat” gjuhën më të mirë të dashurisë për javët në vijim.

Nëse je vetëm? Mund të takosh dikë duke bërë bamirësi apo duke u stërvitur. Ndoshta po mendon të marrësh një kafshë, një qenush me të cilin të bësh shëtitje të gjata. Shtëpia e gjashtë sundon kafshët shtëpiake, dhe miku yt qen apo mace mund të bëjë rolin e Kupidit.

Ditët me fat:
1 Tetor:
Marsi dhe Plutoni në shtëpinë e pestë të epshit do të bëje të marrësh një “rrezik” seksi, të shprehësh një dëshirë apo ti nxehësh gjërat me ngacmime. Shkëndijat mund të ndizen me dike ndryshe nga tipi yt i zakonshëm.

5 Tetor:
Kjo mund të jetë një nga ditët më të mira të vitit për dashurinë, ndërsa Marsi dhe Afërdita bashkohen në shtëpinë tënde të pestë.

Një superhënë në shtëpinë e dymbëdhjetë të ndryshimeve të ndihmon të lësh pas një të shkuar të dhimbshme. Mund të frymëzohesh për të falur dikë, gjë që hap rrugën për dashuri të re. Një ndarje e papritur mund të vijë nëse të ka ardhur në majë të hundës. Sekrete mund të zbulohen.

8 Tetor:
Je konfuz sot. Mund të ndihesh i burgosur nga një lidhje, sidomos nëse nevojat e tua romantike nuk  po plotësohen.

10 Tetor 2017 – 8 Nëntor 2018:
Jupiteri fillon udhëtimin 13-mujor përmes shtëpisë së shtatë të përkushtimit, martesës dhe partneritetit. Një partneritet mund të bëhet zyrtar në forma emocionuese, ose mund të lësh pas një bashkim që e ka mbyllur ciklin e tij.

17 Tetor – 5 Nëntor:
Mërkuri kalon rreth dy javë në zonën tënde të intimitetit, duke sjellë dialog në çift ose biseda rreth hedhjen e hapave për më shumë përkushtim. Kjo temë mund të jetë në mendjen tënde dhe Mërkuri do të ndihmojë që ta diskutosh në një mënyrë të dretjë dhe pa presion.

26 Tetor:
Dielli takohet me Jupiterin për të vetmen herë gjatë vitit në shtëpinë tënde të marrëdhënieve të serioze (afatgjata). Është një ditë entuziaste kur mund të takosh dikë krejt ndryshe nga vetja thjesht duke qenë vetvetja. Sinqeriteti është rruga e duhur drejt dashurisë, qofsh vetëm apo në çift.

©loveinalbania

Horoskopi

Horoskopi i dashurisë për Tetorin – UJORI

Published

on

By

Ujori

Zhytu thellë gjatë gjysmës së parë të tetorit. Planetët e dashurisë, Venus dhe Marsi, janë tek  Virgjëresha në shtëpinë tuaj të tetë intime (Venusi deri më 14 tetor, Mars deri më 22 tetor), duke intensifikuar kështu emocionet.

Dita më e “nxehtë”  për dashuri këtë vit mund të jetë 5 tetori, kur Venusi dhe Marsi bëjnë një bashkim të saktë (dhe takohen tek Virgjëresha) . Uau!  Ky mund të jetë ndoshta momenti  perfekt për  t’u zhytyr në një lidhje të re. Kjo lloj vendosje ka të shkruar gjithandej “put a ring on it”, pavarësisht sesi ju e interpretoni atë. Me dashurinë tuaj të zjarrtë që i dedikohet lidhjes në shtëpinë tuaj të tetë erotike, caktimi i një  “sexy date” duket thuajse i pashmangshëm.

Hëna e plotë tek Dashi do të ndikojë në shfaqjen hapur të ndjenjave tuaja të cilat do të duhet të diskutohen në çift. Venusi diplomatik dhe Marsi i hapur do t’ju ndihmojë ta kaloni pa shumë vështirësi këtë momënt të sikletshëm.

Jeni duke e fshehur pëlqimin për dikë apo mendoni që ai/ajo ndjen diçka për ty ? Atëherë ndjenjat tuaja mund të zbulohen. Një mesazh flirtues do të ishte një nga mënyrat për të testuar situatën në të cilën ndodheni të dy.

Me lëvizjen e planeteve drejt Peshores dhe shtëpisë suaj të nëntë do kemi dhe spostimin e energjisë në pjesën e dytë të muajit . Venusi është këtu nga 14 tetori deri më 7 nëntor, i bashkuar me Marsin nga 22 tetori deri më 9 dhjetor. Intrigat i japin rrugë aventurës dhe ju rifitoni ndjenjën e argëtimit dhe mundësisë.

Ujori single mund të ndeshet me një person intrigues nga një kulturë ose background tjetër, ndoshta dikush që takoni gjatë një udhëtimi. Çiftet mund të takohen duke bërë plane pushimi ose duke mësuar së bashku. Kujdes nga gjërat e vjetra të lëna pas, pasi mund të rikthehen shumë “nxehtë”.

Ditët me fat:

1 tetor:

Gjuha e trupit. A është imagjinata juaj, apo dikush ju kontrollon? Sot, mund të ndjesh një tërheqje ose lidhje e fortë pa thënë ndonjë fjalë. Një mardhënie e fshehtë gjithashtu mund t’ju  joshë të luani me zjarrin. Kombinimi kozmik i zhurmshëm, ndjenja e rrezikut ose misteri do të nxisë  shumë obsesionin tuaj

3 tetor:

Ju jeni në gjendje të jeni të pambrojtur dhe të hapur, duke i lejuar dikujt të shohë se si ndiheni në të vërtetë.  Përfitoni nga rasti dhe tregoni një dëshirë të fshehtë. Ju mund të ndjeni një lidhje thuajse telepatike me të dashurin tuaj sot.

5 tetor:

Përshëndetje, makinë joshje! Planetet e dashurisë bashkohen në shtëpinë tuaj të tetë, duke ju bërë tërheqëse si magnet. Shtëpia e tetë ju dërgon drejt një bashkimi emocional, kështu që kjo ditë mund të sjellë një angazhim të madh (madje edhe një lidhje), një shtatzëni ose një shkëmbim kyç. Nëse e keni injoruar ndjeshmërinë tuaj ose ndjenjat tuaja më të thella, yjet e sotëm ju kujtojnë rëndësinë e tyre.

8 tetor:

Një pjesë e juaja dëshiron të afrohet e pambrojtur, por do të keni të vështirë të rrëzoni të hedhësh poshtë muret e tua. Ju ose një person tjetër mund të veproni të ndarë, duke e fshehur se sa ju intereson vërtetë. Çfarë ndodh me lojërat tua? Shikoni brenda vetes nëse keni një arsye të qëndrueshme për të ngritur pengesa apo jeni  të frikësuar mos humbisni kontrollin.

11 tetor:

Duke i bërë jehonë katrorit Venus-Saturn të 8 tetorit, ju ose një person i veçantë mund të lëvizni në mënyrë ekstreme midis ekstremeve, duke u bashkuar në një minutë super-intime, pastaj duke larguar në tjetrën. Gjithashtu mund të jeni tepër të shëetësuar për miratimin e miqve tuaj. Ata nuk i kuptojnë emocionet tuaja më mirë se ju – edhe nëse e bëjnë, kjo është një shenjë që ju duhet të ndaleni dhe të lidheni me veten.

©loveinalbania

Continue Reading

Horoskopi

Horoskopi i dashurisë për Tetorin – DASHI

Published

on

By

horoskopi dashi

Pastroni rrugën për dashurinë! Në pjesën e parë të muajit Afërdita dhe Marsi do jenë të dy tek Virgjëresha duke bërë që ti dhe partneri yt të “qëndroni në tokë të fortë”. Të jetuarit dhe dashuruarit shëndetshëm janë në sfond, dhe je në kërkim të mënyrave të reja për tu përmirësuar, personalisht dhe në çift. Kjo mund të nënkuptojë një darkë në restorantin e ri vegan të lagjes, apo alpinizëm për të parë ngjyrat e vjeshtës së bashku.

Duhet të mbash nën kontroll shpirtin tënd kritik. Kujdesu që të mos përdorësh xhamin zmadhues për të parë difektet e tua apo çdo mangësi të vogël tek dikush tjetër.

Afërdita dhe Marsi do takohen saktësisht në 5 Tetor –  takimi i vetëm për këtë vit. Kjo është një ditë fantastike për tu “shkrirë” me të dashurin tënd, apo për të takuar dikë. Duke qenë se të dy planetet do jenë në shtëpinë tuaj të gjashtë të shëndetit, Dashi beqar mund të ketë ndonjë shkëndijë me dikë në palestër, në park apo diku në natyrë. Një romanncë në vendin e punës mund të ndodhë gjithashtu me dikë që punon në pozicion asistenti.

Nëse pjesa e parë e muajit nuk të sjell një histori epike dashurie, bëj durim. Afërdita do lundrojë përgjatë Peshores dhe shtëpisë tënde të marrëdhënies së qëndrueshme nga 14 Tetori deri në 7 Nëntor, dhe Marsi ndjellës do i bashkohet festës nga 22 Tetori në 9 Dhjetor. Një marrëdhënie e re apo ekzistuese mund të jetë në qendër të vëmendjes. Gjërat do lëvizin shpejt, nga flirti në status zyrtar. Disa persona Dash mund të kenë një unazë në gisht para se të ndizen dritat e Krishtlindjes. Marsi vjen në këtë sektor të hartës tënde astrologjike vetëm një herë në 2 vjet, ndaj përfito.

Marsi luftarak mund të sjellë disa tensione të fshehura në sipërfaqe. Mundohu ti mbash gjërat e qeta, por gjithsesi përballu me problemet drejtpërdrejtë. Për Dashin beqar presioni për të patur një marrëdhënie mund të rritet, por injoroi njerëzir që të pyesin nëse ke gjetur ende dikë.

Jupiteri do jetë në shtëpinë tënde të tetë të sensualitetit dhe tërheqjes nga 10 Tetori deri më 8 Nëntor 2018. Ky cikël 13-mujor mund të sjellë ndryshime madhore të marrëdhënie. Me Jupiterin në këtë pozicion mund të ketë kimi ndërkulturore, ose mund të biesh me kokë në dashuri me dikë qe ndodhet një udhëtim larg. Për çiftet dashuria mund të marrë një kthesë drejt përjetësisë, madje shumë intime, ndërsa eksploroni dëshirat e thella, lidhjen emocionale dhe kërkimin shpirtëror të dy. Mund të bashkoni financat, të blini një shtëpi apo të investoni së bashku për një biznes.

Ditët me fat:
3 Tetor:
Lidhja juaj thellohet duke mbështetur dikë apo duke qenë në krah të njëri-tjetrit në një moment të vështirë. Dashuria mund të shndrisë me një koleg që ndodhet më lart ose më poshtë në hierarki.

5 Tetor:
Planetet e dashurisë bashkohen në shtëpinë tënde të gjashtë rregullit dhe qëndrueshmërisë. Do jesh në gjendje të kesh një qasje ndaj dashurisë me mendje të kthjellët. Mund të njohësh dikë përmes kërkimeve të shëndetshme në punë. Çiftet mund të angazhohen në rritjen në punë së bashku dhe në një mission vetë-përmirsimi të përbashkët.

10 Tetor 2017- 8 Nëntor 2018:
Jupiteri me fat do të hyjë në shtëpinë tënde të seksit dhe intimitetit për 13 muaj, gjë që  und të sjellë shumë rritje, madje edhe një shtatëzani, fejesë apo ndonjë lloj shkrirje të qëndrueshme.

19 Tetor:
Pavarësia që ti do papritur nuk do të duket më aq tërheqëse, ndërsa Hëna e re kthen një faqe të freskët në marrëdhëniet e tua të ngushta. Dikush që njeh sot mund të kthehet në lidhjen e vërtetë pas 6 muajsh. Vendos qëllimet për llojin e lidhjes që kërkon.

26 Tetor:
Nuk ka fshehje të ndjenjave sot! Dielli konfident dhe Jupiteri i sinqertë takohen në shtëpinë e tetë të intimitetit për të vetmen herë gjatë vitit. Shprehi pëlqimet dhe dëshirat e tua. Merr kurajon të jesh i brishtë dhe i sinqertë lidhur me emocionet e tua.

©loveinalbania

Continue Reading

Horoskopi

Horoskopi i dashurisë për Tetorin – GAFORRJA

Published

on

By

horoskopi gaforrja

Rroftë dashuria! Bëhu gati të përqafosh dhe eksplorosh pasionin tënd për jetën Gaforre – dhe ta derdhësh këtë pasion në çdo gjë që bën. Më 10 Tetor, Jupiteri i bollshëm kalon në shenjën e Akrepit duke e ndezur shtëpinë tënde të pestë të dëshirës dhe shprehjes pa frikë të vetvetes, deri në Nëntor 2018. Dashuria mund të bëhet lehtësisht ngjarja kryesore e jetës tënde për pjesën e mbetur të 2017-s dhe pjesën më të madhe të vitit të ardhshëm. Ky planet mund të të tërheqë drejt njerëzve që janë krejtësisht ndryshe nga “tipi” yt. Mund të njiheni në udhëtim ose gjatë ndjekjes së diçkaje krijuese. Megjithëse nuk do keni gjëra të përbashkëta gjërat do ndizen falë kontrastit.

Nuk ka rëndësi nëse je çift apo vetëm, kjo fazë e Jupiterit do të të gjejë me zemër në dorë. Dhe me Jupiterin në zonën e epshit do jesh në “qejf” shuuumë më shpesh. Shtëpia e pestë është froni i dashurisë romantike, jo domosdoshmërisht përkushtimit, ndaj është koha për të eksploruar personalitete të reja seksuale. Ndoshta në jetën reale je një mik i mirë dh enjë familjar model, por alter egoja jotë është një dominatrix pikante dashnorët e së cilit/cilës e adhurojnë. Duhet ti provosh të gjitha.

Për ata që janë në një marrëdhënie serioze por janë të mërzitur, sfida jote është që të ndezësh lidhjen tënde aktuale. Ti bie në dashuri me kokë me dikë që të eksiton deri në obsession. Me Jupiterin kërtu, do kesh shumë moment Oscar Wilde të tipit “i rezistoj të gjithave përveç tundimit”.

Ajo që duhet të bësh, është të mësosh efektin e oksicitinës. Ajo mund të të bëjë të lidhesh me dikë që nuk mund të jetë zgjedhja më e mirë afatgjatë. Ndaj para se të vendosësh, kujtohu që kimia e trurit tënd nuk është gjithmonë në koherencë me logjikën.

Data 5 Tetor, takimi i Afërditës me Marsin në shtëpinë tënde të tretë të komunikimit, do të jetë një ditë e fuqishme për biseda që mund të lëvizin boshtin e marrëdhënies. Gaforret çift mund të kenë dialogje produktive që u kujton se sa mirënjohës janë për njëri-tjetrin. Nëse je vetëm? Ti mund ti shprehësh miqve një tërheqje që ke ndaj dikujt dhe t’u kërkosh një prezantim…diçka e tillë osë Tinder 🙂

Gjysma e parë e muajit do të jetë më sociale. Do kalosh një kohë të këndshme duke u njohur me njerëz dhe duke provuart aktivitete të reja kulturore dhe argëtuese. Pas kësaj, ndërsa planetet e dashurisë (Afërdita dhe Marsi) kalojnë nga Virgjëresha në Peshore në shtëpinë tënde të katërt të lidhjes dhe sigurisë, intensiteti emocional do të rritet.

Fillimi i sezonit të festiv mund të përfshijë TË GJITHA ndjenjat bashkë me disa “fërkime” familjare. Afërdita harmonike do i ulë tensioned. Disa Gaforre mund të diskutojnë  për bashkëjetesën, të bëjnë fëmijë apo të takojnë familjet e njëri-tjetrit. Afërdita lejon një periudhë të përshtatshme për të krijuar hapësira të reja që mirëpresin dashurinë dhe një ambient të ngrohtë familjar.

Mund të hasni zënka të çift ndërsa Marsi kalon në Peshore, ndaj duhet ti jepni vetes pak kohë vetëm. Respektosh kufijtë e tu dhe të të tjerëve. Fakti që i dashuri yt do të kalojë pak kohë vetëm pas 72 orëve me ty nuk do të thotë se poi  humb interesi. Hidhi ato ndjenja braktisje pas krahëve dhe kujtohu se edhe malli për njëri-tjetrin krijon një mister seksi që i bën gjërat më pikante.

Ditë me fat:
3 Tetor:
hapu dhe ndaji ndjenjat e zemrës. Të jesh i sinqertë mund t’ju lidhë më shumë në çift. Mund të ndjesh kimi me një mik apo dikë që e njeh rastësisht. Krejt parpritur një person që nuk e kishe parë “me atë sy” do të duket shumë tërheqës. Çiftet mund ti ndezin gjërat duke bërë bashkë diçka të veçantë.

5 Tetor:
Afërdita romantike dhe Marsi i nxehtë bashkohen në sektorin e komunikimit duke sjellë tema pikante diskutimit. Mund të habitesh me veten dhe të qenit i drejtpërdrejtë.

10 Tetor 2017 – 8 Nëntor 2018:
Jupiteri me fat hyn në shtëpinë tënde të pestë të pasionit dhe romancës duke i dhënë jetës dashurore një dimesion të ri. Në 13 muajt në vijim mund të zgjerosh horizontet e dashurisë ose të kesh lajme emocionuese për një shtatëzani. Hape zemrën dhe mendjen ndaj një tipi totalisht të ri.

17 Tetor – 5 Nëntor:
Mërkuri llafazani futet në zonën e romancëa duke të bërë të jesh i drejtpërdrejtë mbi dëshirat dhe nevojat. Do jesh tërheqës dhe ekspresiv në fjalimet e tua, ashtu siç do jesh edhe flirtues.

19 Tetor:
Ndarja e ndjenjave mund t’ju afrojë sot. Një shtatëzani, blerje shtëpie apo plane për të jetuar bashkë mund të shfaqen në 6 muajt në vijim.

26 Tetor:
Çliroji ndjenjat! Nuk ka vetëpërmbajtje ndërsa Dielli takohet me Jupiterin, kësaj here në zonën tënde të romancës dhe shprehjes së vetes.

©loveinalbania

Continue Reading

Në trend